All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Pritet përkeqësim i motit ditët në vijim, paralajmërim për përmbytje në disa zona

All - Paragraf - 1

Pritet përkeqësim i motit ditët në vijim, paralajmërim

Në disa qytete si Vlorë, Fier dhe Durrës, institucionet lokale kanë intensifikuar përgatitjet për përballimin e reshjeve të forta që pritet të bien gjatë 48 orëve të ardhshme.

All - Paragraf - 3

Parashikimet meteorologjike kanë vënë në lëvizje strukturat e emergjencës, të cilat po punojnë për të shmangur përmbytjet dhe dëmet e mundshme.
Në Fier, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit ka kaluar në gjendje gatishmërie, me punonjësit, specialistët dhe inxhinierët të angazhuar në monitorimin e vazhdueshëm të zonave të rrezikuara si Hambari, Kashishti dhe Pishë Poro. Qëllimi është të parandalohet dalja e lumit Vjosa nga shtrati.
Në Vlorë, Komisioni i Mbrojtjes Civile është mbledhur për të koordinuar veprimet ndërinstitucionale. Një nga kërkesat urgjente të dala nga ky takim është ndërhyrja në digën e lumit Vjosë, ku hedhja e inerteve është parë si domosdoshmëri për të mbrojtur zonën e Novoselës, e cila konsiderohet më e ekspozuara ndaj përmbytjeve.
Ndërkohë, në brigjet e Adriatikut, moti i keq ka ndikuar ndjeshëm në aktivitetin detar. Anijet e vogla dhe mjetet e peshkimit kanë pezulluar lundrimet në portet e Durrësit dhe Vlorës. Kapiteneria njofton se tragetet e linjës Durrës-Bari do të vazhdojnë udhëtimet pa probleme, por flota e peshkimit ka ndërprerë operacionet dhe ka marrë masa shtesë sigurie për të shmangur incidente në kalata.
Sipas sinoptikanëve, java pritet të jetë e karakterizuar nga mot i paqëndrueshëm, çka do të ndikojë negativisht në aktivitetin e peshkimit deri në fundjavë.

Të fundit