Flash News

E-TJERA

Pritet rritje e mëtejshme e çmimeve, Banka-qeverisë: Mirato një paketë të re ndihme për qytetarët

Pritet rritje e mëtejshme e çmimeve, Banka-qeverisë: Mirato

Pasi rriti normën e interesit dhe paralajmëroi rritje çmimesh dhe inflacioni, Banka e Shqipërisë vlerëson se qeveria duhet të miratojë një paketë të re ndihmë për familjet në nevojë.

Shteti shqiptar iu dha vetëm 3 mijë lekë për muajit prill-maj-qershor, ndërkohë që produktet e shportës po kushtojnë gjithmonë e më shumë. Banka ka thënë për “Report tv”, se pritet përkeqësim i gjendjes financiare të familjeve e bizneseve në vend.

“Në gjykimin tonë, qeveria duhet të shikojë përdorimin e hapësirave që ka në buxhetin e shtetit për të ndihmuar ato shtresa të shoqërisë dhe të ekonomisë të cilat janë më në nevojë apo më të goditura nga kriza.

Ky proces duhet realizuar pa cenuar parametrat kryesore të qëndrueshmërisë së financave publike. Biznesi dhe familjet shqiptare do të ndikohen negativisht nga rritja e çmimeve, aq më tepër për faktin se kjo rritje e shpejtë çmimesh origjinën në tregun e huaj”, ka thënë Banka.

 

Të fundit