Flash News

E-TJERA

Pritet shtrenjtimi i energjisë/ Sa është numri i familjeve që shpenzojnë më shumë se 800 kWh në Dhjetor

Pritet shtrenjtimi i energjisë/ Sa është numri i familjeve

Nuk ka ende një njoftim zyrtar, por pritet rritja e çmimit për familjet që harxhojnë më shumë se 800 kilovat/orë energji elektrike. Me ardhjen e dimrit pritet që sasia e harxhuar të rritet ndjeshëm, kryesisht në dhjetor që është edhe muaji i festave.

Sipas Open Data Albania, në muajin dhjetor janë 71 278 familje shqiptare që harxhojnë më shumë se 800 kilovat/orë energji elektrike. Pra një në dhjetë familje e shkel pragun prej 800 kv dhe për pasojë preket nga rritja e çmimit dhe e tarifës për konsum të energjisë elektrike.

Në vend janë rreth 829 857 abonentë familjarë. Familjet që harxhojnë më shumë jo detyrimisht janë më të pasur e që kanë potencial për konsum të shtrenjtuar. Ato janë kryesisht familje me disa anëtarë, me përkujdesje për mirërritje fëmijësh apo familje me dy dhe tre breza në strukturë.

Familjet që shpenzojnë deri në 800 kilovat energji elektrike në muaj, do të paguajnë çmimin prej 9.5 Lekë/kWh. Ndërsa konsumatorët familjarë që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat, do të paguajnë çmimin prej 42.95 Lekë/kWh për çdo sasi kilovati më tepër se 800.

Pritet shtrenjtimi i energjisë/ Sa është numri i familjeve

Të fundit