Flash News

E-TJERA

Pritet zyrtarizimi, Sadio Mané firmos me Bayern Munich

Pritet zyrtarizimi, Sadio Mané firmos me Bayern Munich

‘Saga’ e lëvizjes së Sadio Mané duket se mbërriti fundin. Senegalezi pritet të firmosë të martën kontratën me gjigandin bavarez, Bayern Munich.

Sipas Marca, nënshkrimi i tij do t'i kushtojë Bayern Munich nga 40 deri në 50 milionë euro. Sulmuesi 30-vjeçar fitoi Champions League në 2019, Premier League në 2020 dhe Kupën e Kombeve të Afrikës në fillim të këtij viti.

Mané, i cili shënoi 23 gola sezonin e kaluar, ka bërë deri në 269 paraqitje për Reds, pasi ka shënuar 120 gola dhe ka regjistruar 48 asistime që kur u bashkua në vitin 2016.

Me të ardhmen e Robert Leëandoëski-t, drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, kishte vënë në pah sulmuesin e Liverpool-it, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme.

Liverpool kërkonte rreth 50 milionë euro për Mane dhe Bayern Munich ka bërë një ofertë që është afër këtyre shifrave. Kontrata e tij me bavarezët është caktuar deri në vitin 2025.

Të fundit