Flash News

E-TJERA

Pritja e Bashës nga qindra qytetarë në Kavajë, Policia e Shtetit: U thyen rregullat anti-Covid, do penalizojmë shkelësit

Pritja e Bashës nga qindra qytetarë në Kavajë, Policia e

Policia e Shtetit ka reaguar pas takimit të kreut të PD, Lulzim Basha sot në Kavajë, i cili u prit nga qindra qytetarë.

Për t’i përshëndetur, Basha hipi mbi automjetin që e shoqëronte, sic duket edhe nga foto. 

Policia në një reagim zyrtar e ka cilësuar shqetësues këtë takim, pasi të pranishmit kanë thyer rregullat anti-Covid, e për rrjedhojë do të penalizohen.

Policia e Shtetit shpreh shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik.

Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve.

Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit.

Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme”, njofton policia.

Të fundit