Flash News

E-TJERA

“Pritja e 'Venecias' na fut në spirale të rrezikshme”, presidenca i përgjigjet Ballës: Thellohuni, afat deri të enjten!

 “Pritja e 'Venecias' na fut në spirale të

Presidenca i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se “nuk ka kohë mjaftueshëm dhe se pritja e një opinioni nga Venecia do të ishte hyrja në një spirale të rrezikshme që mund të cenojë edhe zgjedhjet e 25 prillit”, sa i takon votimit të ndryshimeve kushtetuese të Kodit të ri Zgjedhor në Kuvend.

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi i kërkoi Ballës të reflektojë deri të enjten, teksa i kujton reagimin e eurodeputetit të Parlamentiti Europian, Michael Galhler, i cili i bashkohet zërave të tjerë nga BE për mazhorancën që të presë opinionin e Komisionit të Venecias përpara miratimit të Kodit të ri Zgjedhor.

“Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri të enjten!
Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës!
Dëgjojeni edhe ju!
Boll e morrët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!”, shkruan Blushi.

Të fundit