Flash News

E-TJERA

Problematikat e motit të keq/ Mijëra hektarë nën ujë, monumenti i kulturës rrezikon shembjen

Problematikat e motit të keq/ Mijëra hektarë nën ujë,

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar problematika në disa zona. Reshjet e shiut kanë shtuar prurjet në lumin Mat.

Për pasojë është dëmtuar njëra këmbë e urës së Zogut, dhe është fundosur 2 metër. Ndërsa në Lezhë janë 620 hektarë tokë nën ujë.

Urës së Zogut, e cila është monument kulture, i është dëmtuar e gjithë struktura, përfshi edhe harqet dhe rrezikon të shembet plotësisht.

Sakaq reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë natës në qarkun Dibër kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në rrugën e Arbrit, konkretisht nga ura që lidh dy lagjet e Bulqizës e në drejtim të qafës Buallit.

Deri tani nuk është marrë asnjë masë për të hapur kanalin anësor që të largohet prezenca e ujit nga trupi i rrugës.

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë edhe përmbytje në disa zona në Shkodër. Sipas të dhënave deri tani tokë të përmbytur ka 1920 hektarë.

Ndërkohë ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit.

 

 

Të fundit