Flash News

E-TJERA

Probleme edhe në Shijak/ Pajisja biometrike nuk njeh shenjat e gishtërinjve të votuesve

Probleme edhe në Shijak/ Pajisja biometrike nuk njeh shenjat e

Problemet me pajisjet e identifikimit biometrik kanë prekur edhe Shijakun. Në qendrën e votimit nr. 1393/1, e vendosur në ambientet e shkollës “16 Shtatori”, pajisja elektronike nuk ka arritur të njohë shenjat e gishtërinjve të dy votuesve.

Sipas kryetarit të Qendrës së Votimit, Orman Vora, rasti është zgjidhur me hartimin e një procesverbali, siç parashikohet nga udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, votimi ka vijuar normalisht për pjesën tjetër të qytetarëve, por rasti ngre shqetësime për funksionalitetin e pajisjeve në ditën e zgjedhjeve, duke iu shtuar problematikave të tjera të raportuara në disa zona të vendit.

Të fundit