Flash News

E-TJERA

Probleme me pajisjen biometrike në Tiranë, qytetarët nuk mund të votojnë

 

Probleme me pajisjen biometrike në Tiranë, qytetarët nuk mund

Procesi zgjedhor ka nisur në pjesën më të madhe të vendit, por jo pa probleme. Në një nga qendrat e votimit në Tiranë, konkretisht në shkollën “Dëshmorët e Lirisë”, qytetarët janë përballur me vështirësi për të ushtruar të drejtën e votës, për shkak të mosfunksionimit të pajisjes së identifikimit biometrik.

Anëtarët e komisionit zgjedhor në këtë qendër kanë bërë me dije se nëse defekti nuk zgjidhet brenda tre orëve, atëherë do të kalojnë në procesin e identifikimit manual, në përputhje me udhëzimet për raste të tilla.

Ndërkohë, qytetarët janë parë të presin jashtë ambjenteve të shkollës, ndërsa situata mbetet e tensionuar për shkak të vonesave. Nuk dihet ende nëse probleme të ngjashme janë regjistruar edhe në qendra të tjera në kryeqytet.

Të fundit