Flash News

E-TJERA

Probleme me pasurinë, KPA nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë prokurorin e Tiranës

Probleme me pasurinë, KPA nxjerr përfundimisht nga sistemi i

Komisioni i Posaçëm i Apelimit nxori përfundimisht nga sistemi i drejtësisë prokurorin e Tiranës Adnand Xhelili. KPA vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij.

Ky i fundit konstatoi mungesë burimesh financiare dhe mospërputhje të tjera për blerjen e një apartamenti në Tiranë si dhe ndërtimin e një shtëpie 3-katëshe në Borsh.

Apartamentin Xhelili ishte shprehur se e kishte blerë si i pastrehë nga Enti i Banesave në vlerën 1.1 milion lekë dhe se e ka shlyer për 10 vite në periudhën 1999-2005. Në vitin 2003 Xhelili kishte deklaruar se e kishte shlyer me kredi, ndërkohë që në deklaratën e vetingut ai kishte deklaruar si burim kursimet familjare. Mospërputhje në deklarata është konstatuar edhe për vlerën.

Xhelili ishte prokuror në Prokurorinë e Tiranës prej më shumë se një dhjetëvjeçari. Paralelisht me detyrën si prokuror, është angazhuar edhe si pedagog në një universitet privat.

 

Të fundit