Flash News

E-TJERA

Probleme me pasurinë, KPA përjashton gjyqtarin Besnik Hoxha

Probleme me pasurinë, KPA përjashton gjyqtarin Besnik Hoxha

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (shkallë e dytë e vetingut) ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha.

Vendimi i KPA-së është shpallur këtë të enjte, duke ndryshuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili konfirmoi Hoxhën në detyrë rreth një vit më parë.

Vendimi i KPK-së për të konfirmuar Hoxhën ishte kundërshtuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe më pas u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili pretendonte se vendimi i KPK-së është i cënueshëm në të tri kriteret e rivlerësimit.

Sipas komisionerit Florian  Ballhysa, gjyqtari Besnik Hoxha ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për pasurinë.

 

Të fundit