Flash News

E-TJERA

Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës; tension para seancës

Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës;

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës Dritan Gina. Sipas KPK-së, prokurori Gina ka tentuar të hyjë me forcë në seancën e ditës.

Gina nuk ishte i pajisur me kartë identiteti dhe Garda nuk e ka lejuar të hyjë në ambientin kudo të zhvillohej seanca. Forcat e sigurisë i kanë kërkuar prokurorit kontroll, por ai i ka kundërshtuar dhe ka tentuar të hyjë me forcë në seancë.

Prokurori i Tiranë Dritan Gina ka shfaqur probleme me pasurinë për mosdeklarim dhe justifikim të të ardhurave dhe jo vetëm.

Për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 105 m2 në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës kundrejt çmimit 30 mijë euro në vitin 2011, Gina e ka pasqyruar si burim krijimi një kredi në shumën 45 mijë euro dhe 35 mijë euro trajtim preferencial. 

Relatorja e çështjes asokohe konstatoi sipas dokumentacionit se gjatë vitit 2011 janë shlyer të dyja këstet përkatësisht 30 dhe 50 mijë euro të përcaktuara në kontratën e shitblerjes.

Sipas saj, një prej ortakëve të shoqërisë ka deklaruar se i ka zbritur subjektit shumën 35 mijë euro nga çmimi total, për shkak të marrëdhënieve të afërta miqësore. Ajo shtoi se referuar kontratës, rezulton se çmimi është paguar para se të disbursohej kredia.

Të fundit