Flash News

E-TJERA

Probleme me pasurinë, KPK shkarkon prokururorin e Apelit të Vlorës

Probleme me pasurinë, KPK shkarkon prokururorin e Apelit të
Prokurori Enrik Haxhiraj

Nuk kaloi dot vettingun, KPK shkarkon prokurorin i Apelit të Vlorës, nuk justifikoi pasurinë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Apelit të Vlorës, Enrik Haxhiraj.

KPK konstatoi probleme me justifikimin e pasurisë, ndaj vendosi të shkarkojë prokurorin. Trupa gjyqësore që kreu procesin e vettingut përbëhej nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirkon dhe Suela Zhegun.

Enrik Haxhiraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokuror në Prokurorinë e Vlorës. Në vitin 1992 është emëruar si zv/drejtues po në atë prokurori dhe për periudhën 1995-1998 ka mbajtur pozicicionin e drejtuesit. Nga viti 1998 e në vazhdim ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Vlorë.

Të fundit