Flash News

E-TJERA

Probleme në disa KZAZ, pajisja e identifikimit biometrik ‘paralizon’ procesin e votimit

Probleme në disa KZAZ, pajisja e identifikimit biometrik

Procesi zgjedhor në disa qendra votimi nuk ka nisur ende, pavarësisht se KZAZ-të janë hapur prej orës 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë hapur deri në orën 19:00, derisa votojë edhe zgjedhësi i fundit.

Në dy qendra votimi në Qendrën e Kulturës në Lushnjë, votuesit e parë kanë mbërritur, por procesi i votimit nuk ka nsiur ende. Kjo për shkak se pajisja e identifikimit të zgjedhësit nuk funksionon.

Për momentin situata në të qendrat e votimti paraqitet e qetë.

Edhe në Durrës ka pasur problematika me pajisjet e identifikimit biometrik. Siç raportohet, aktualisht procesi i votimit po bëhet me lista.

Në Kuçovë vëzhguesit kanë shkuar me vonesë, çka ka bërë që të penalizohet procesi i votimit. Po, ashtu probleme me pajisjen e identifikimit biometrik ka pasur edhe në Kavajë.

Qendra e votimit në shkollën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë ka shfaqur probleme, pasi nuk funksionon pajisja e identifikimit. Përfaqësues të KQZ-së kanë njoftuar se votimi do të nisë pas tre orësh.

Të fundit