Flash News

E-TJERA

Probleme nga reshjet e borës në Rrugën e Arbrit, disa makina dalin nga rruga, përfundojnë në kanal

Probleme nga reshjet e borës në Rrugën e Arbrit, disa makina

Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Rrugën e Arbrit. Disa automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal, për shkak të borës.

Po ashtu, raportohet edhe për përplasje mes mjeteve, të shkaktuara nga rrëshqitja në borë.

Situata ka qenë problematike në krahun e Tiranës dhe në krahun e Klosit, ku rruga ka qenë e bllokuar për më shumë se një orë.

Vështirësi në qarkullim janë konstatuar edhe në segmentin nga Ura e Vashës deri në Peshkopi, si dhe në Tunelit të Qafë-Buallit, ku shumë automjete kanë mbetur të bllokuara nga bora.

Policia Rrugore ndodhet në terren dhe po punon për shmangien e aksidenteve, ndërsa situata vijon të përkeqësohet për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës dhe ngricave, që e bëjnë lëvizjen gjithnjë e më të vështirë në Rrugën e Arbrit.

Policia ka apeluar drejtuesit e automjeteve të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes.

Të fundit