Flash News

E-TJERA

Probleme nga reshjet e borës, pala greke ndalon kalimin e kamionëve në Kapshticë

Probleme nga reshjet e borës, pala greke ndalon kalimin e kamionëve

Pala greke në pikën kufitare të Kapshticës, ka njoftuar se nuk do të lejojë kalimin e kamionëve në territorin e saj, për shkak të reshjeve të dendura të dëbores dhe motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë. 

Policia bën me dije se do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, të cilët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se nga ora 17:00 e datës 12.01.2025 dhe deri në një njoftim të dytë, nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar Kapshticë, në drejtim të shtetit grek.

Do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, të cilët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të rënda që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë të mos udhëtojnë drejt kësaj pike, deri në pritje të njoftimit  ditën e nesërme nga Policia Kufitare Greke, për lejimin e lëvizjes së tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit