Flash News

E-TJERA

Probleme që në nisje të votimit, aparatura e identifikimit nuk funksionon

Probleme që në nisje të votimit, aparatura e identifikimit nuk

Zgjedhjet vendore kanë nisur me disa probleme teknike. Raportohet se tri pajisje në qendrën e votimit të shkollës “Dëshmorët e Lirisë” nuk funksionojnë.

Bëhet fjalë për aparaturat e identifikimit të zgjedhësve të cilat nuk funksionojnë.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibash, i cili pritet të votojë në këtë qendër votimi ka thënë se pajisja do të rregullohet.

“Do të zëvendësohet me të tjera, operatorja do të lidhet me suportin”, tha Celibashi.

Shqiptarët zgjedhin sot drejtuesit e qeverisjes vendore në 61 bashki të vendit. Në garë janë 144 kandidatët të subjekteve politike, si: Partia Demokratike; Partia Socialiste; Partia Lëvizja Bashkë; Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen; Partia e Fronit të Majtë; Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet; si dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

 

Të fundit