Flash News

E-TJERA

‘Probleme serioze me pasuritë dhe aftësitë profesionale’, shkarkohet nga detyra prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha 

‘Probleme serioze me pasuritë dhe aftësitë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 23 dhe 30 qershor për subjektin e rivlerësimit, Ervin Karanxha vendosi shkarkimin nga detyra të tij, i cili deri tani ka ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.​

Vettingu shkarkoi nga detyra prokurorin Ervin Karanxha, të cilit ju gjetën problem serioze me pasuritë dhe aftësitë profesionale. Pas verifikimit, rezultoi se nuk justifikoi pasuritë dhe se ka bilanc negativ të ardhurash për disa vite.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja,Pamela Qirko relatore dhe Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.


 

Të fundit