Flash News

E-TJERA

“Problemet në PD i reflektoni në qasjet e opozitës, Basha replika me Spiropalin: Drejtoreshë dogash nxore 5 mln euro

“Problemet në PD i reflektoni në qasjet e opozitës, Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka replikuar me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Siropali, pasi kryeopozitari akuzoi qeverinë Rama se e ka renditur Shqipërinë të fundit në Evropë për sundimin e ligjit referuar “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Spiropalit, Basha duhej të referohej në raportin e fundit të KE, sipas së cilës Shqipëria ka plotësuar kushtet ve vendosura për konferencën e parë ndërqeveritare.

Ajo tha se kreu i opozitës reflekton në qasjen e tij problemet e brendshme të PD.

“Ai është raport i një instituti dhe nuk shikoni raportin e KE që thotë se Shqipëria ka plotësuar kushtet ve vendosura për konferencën e parë ndërqeveritare.

Edhe Holanda ka votuar pro konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë. Që nga 2013 e më sot vendi ka përmbushur kushtet për celjen e negociatave, duke filluar nga Reforma në Drejtësië. Në raport flitet për një proces të rregullt zgjedhor.

E paimagjinueshme që lideri i opozitës që sado në hall të jetë në partinë e tij të thojë se Shqipëria nuk e meriton të jetë në BE. Keqardhje që problemet tuaja të brendshme reflektohen në qasjen opozitare”, tha Spiropali, me të cilën ka replikuar kryeopozitari Basha, duke i kujtuar akuzat për abuzime kur ishte drejtoreshë doganash.

“Kush ka 8 vite në pushtet dhe ka rritur vetëm taksat e faturat e energjisë dhe ka hequr akcizat për jahtet. Kush mburret se vetëm drejtoreshë dogash nxori 5 mln euro, është vrima e fundit e kavallit se tjerat e kanë me dy tre shifra nga pas sipas raportimet të OSBE, njëri thonë ka 200 mln euro.

Raporti i BE për zgjedhjet tha se keqpërdorët shtetit, blertë vota, vodhet të dhënat e shtetasve dhe krijuar një ushtrim patronazhistët që do ti gjejë belaja me ligj”, tha Basha.

Të fundit