Flash News

E-TJERA

Procedohen për zjarrvënie 3 persona në Lezhë dhe 2 të tjerë në Gjirokastër

Procedohen për zjarrvënie 3 persona në Lezhë dhe 2 të
foto ilustruese

Dy persona janë vënë në pranga dhe një është proceduar penalisht në Lezhë për zjarrvënie dhe dy të tjerë në Gjirokastër. Është bërë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë një 66-vjeçar, banues në Gjakëz.

66-vjeçari kishte ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe me pyje dhe disa banesa të braktisura në fshat.

Kurse, në Lezhë u arrestua në flagrancë P. L., 52 vjeç, banues në Zejmen. 52-vjeçari ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, por situata i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe barishte dhe kullota.

Ndërsa specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht një 70-vjeçare, banuese në Balldren. E moshuara pasi ka ndezur zjarr në kanalin kullues, flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me bimësi në fshat. 

Dy persona të tjerë në Gjirokastër janë proceduar penalisht për zjarrvënie.

"Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Postës së Policisë Dropull proceduan penalisht shtetasin V. O., banues në fshatin Radat, Dropull, pasi gjatë kryerjes së disa punimeve me troho në bahçen e tij, ka shkaktuar zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi në rrethinat e fshatit Radat,"- bëhet me dije në njoftimin e policisë së Gjirkastrës.

Të fundit