Flash News

E-TJERA

Procedohet edhe bashkëshorti i edukatores që dhunoi të miturin në kopësht

Procedohet edhe bashkëshorti i edukatores që dhunoi të miturin

Një tjetër zhvillim i rëndë është shënuar në çështjen e dhunës në kopshtin privat “Gledis”, ku edukatorja Rudina Gërdani është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë 3-vjeçar.

Sipas njoftimit të fundit nga policia, ka nisur procedimi penal edhe për bashkëshortin e saj, 63-vjeçarin me iniciale I.G. Ai akuzohet për kanosje ndaj babait të fëmijës, Lorenc Rapa, për ta detyruar që të mbyllë çështjen.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 proceduan në gjendje të lirë shtetasin I.G., 63 vjeç, për veprën penale ‘Kanosja’. Procedimi nisi pasi dyshohet se ky shtetas ka kërcënuar përmes telefonit shtetasin L.Rr., babai i të miturit,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Ngjarja ka shkaktuar indinjatë të madhe në opinionin publik, ndërsa hetimet për rastin vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë e përfshira. Ndërkohë, familjarët e fëmijës kërkojnë drejtësi për rastin e rëndë të dhunës dhe kërcënimeve.

Të fundit