Flash News

E-TJERA

Proces nul/ Basha pretendon se rimori postin në krye të PD-së

Proces nul/ Basha pretendon se rimori postin në krye të PD-së

Procesi i numërimit të votave nga grupimi i Lulzim Bashës, ka përfunduar.

Në garë ishte Basha dhe Gjergji Hani, nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë.

Basha pretendon se rimori postin në krye të Partisë Demokratike, ndërkaq procesi ishte nul.

25460 votues në lista. Rezulton se kanë marrë pjesë në votime 18052 anëtarë të PD-së, pra rreth 71 %. Nga 18052 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim, në kutitë e votimit janë gjetur 18052 fletë votimit, të pavlefshme janë gjetur 199. 17853 janë vota të vlefshme, nga të cilat Basha ka marrë 16196 vota dhe Hani 1657 vota. Në bazë të këtyre të dhënave, Komisioni elektoral i PD-së deklaron fitues të zgjedhjeve Lulzim Bashën”, u shpreh Gjana.

Kujtojmë se Këshilli Kombëtar i thirrur nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i shpalli të pavlefshme zgjedhjet e ditës së sotme.

Edhe Kreu i FRPD, Besar Xhaferri i ka cilësuar nul zgjedhjet e zhvilluara.

Në një postim në Facebook, Xhaferri shkruan se pjesëmarrja e ulët në këtë proces, është dëshmia më e mirë, pasi demokratët kanë zgjedhur t'i braktisin.

Të fundit