Flash News

E-TJERA

Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, Lame: Tirana mban rekord, përfituan 113 mijë familje

Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, Lame: Tirana

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka bërë një bilanc të procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Në një deklaratë për mediat, Lame pohoi se 113.800 pasuri morën shërbimin e rivlerësimin dhe rekordin e mban Tirana.

“Në datë 2 gusht përfundoi afati ku Kadastra mund të kryente proceset e rivlerësimit. Në datë 30 prill kishte mbaruar afati i aplikimit. Ishte ky afat 3 mujor.

Për herë të parë procesi është bërë në vitin 2011. Në atë kohë taksa e rivlerësimit ka qenë 1%. Procesi aktual ishte me 3%.

U përfshinë në proces 168 200 pasuri, kryesisht apartamente. Morën shërbimin 113 800. Pjesa tjetër që nuk pranuan janë qytetarë që u futën në proces, ishte disi I komplikuar, morën dhe faturën dhe pastaj nuk pranuan të vazhdonin më tej. Janë 53 mijë familje që nuk e vazhduan procesin, thjeshtë donin të dinin sa u shkonte. Ata që e morën rivlerësimin janë 113 mijë familje. Mbetën dhe 398 familje që nuk u përfundua procesi i rivlerësimit.

Rekordin e mban Tirana, me 47 293 rivlerësime të kryera. Kjo tregon për bumin e zhvillimit të qytetit. Vendin e fundit e mban Hasi me 35 rivlerësime”, u shpreh Lame.

 

Të fundit