Flash News

E-TJERA

Procesi i vaksinimit në burgje, Gjonaj: Deri më tani janë vaksinuar 143 të dënuar

Procesi i vaksinimit në burgje, Gjonaj: Deri më tani janë

143 të dënuar që vuajnë dënimin në burgje kanë kryer vaksinën kundër Covid-19. Shifrën e ka bërë me dije ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Gjonaj njofton se vaksinimi është shtrirë edhe në dy burgje të tjera, në atë të Fierit dhe tek "Mine Peza".

"Vazhdojmë me vaksinimin e të dënuarve në IEVP-të e vendit.
Pas IEVP "Jordan Misja" dhe "Ali Demi", vaksnimi është shtrirë edhe në IEVP Fier dhe IEVP "Mine Peza", ku të dënuarit po marrin dozën e parë të vaksinës. Pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojmë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t'iu kthyer normalitetit në institucione. Deri më tani në sistemin penitenciar janë vaksinuar 143 të dënuar." shkruan Gjonaj.

Të fundit