Flash News
Masakra në Hait: Rreth 200 të vdekur nga dhuna brutale
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të d*ogës
Kjo është pasuria që mund të ketë marrë në Moskë familja e Bashar al-Assad
Reshjet e borës krijojnë probleme qarkullimi në disa akse rrugore në Shkodër
Misteri për vrasjen Alba Cenkos, fqinjët: Kanë gisht si familje, edhe e ëma e Kastriotit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka raportuar para komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare sa i takon buxhetit të vitit të ardhshëm, ku dhe ka kërkuar rritje të fondeve për Policinë e Shtetit.
Ai ka thënë se Policia duhet të ketë automjetet e veta, pasi ato që merren me qira kanë kosto financiare të lartë. Proda ka thënë gjithashtu se strukturës së Policisë i nevojiten rreth 700 automjete.
“Automjetet me qira, kanë një kosto shumë të madhe. Dhe një pjesë e madhe janë amortizuar. Do ishte më mirë të kishim mjetet tona. Na duhen rreth 700 automjete”, ka thënë Proda.
“Duhet parë me prioritet shtesa për investimin e automjeteve që duhen blerë. 50% e flotës së automjeteve është e amortizuar. Duhen blerë automjetet se kemi kosto të mëdha me makinat me qira”, ka shtuar më tej kryepolici Ilir Proda.