Flash News

E-TJERA

Proda u zgjodh në krye të Policisë së Shtetit, ja kush e zëvendëson në Elbasan

Proda u zgjodh në krye të Policisë së Shtetit, ja kush e

Ilir Proda u miratua nga qeveria të mërkurën në krye të Policisë së Shtetit pas largimit të Muhamet Rrumbullakut.

Ulian Shpataraku, i cili aktualisht është shef sektori për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve, do të jetë i caktuar në detyrë deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri të DVP Elbasan përmes një konkursi për drejtorët e qarqeve, që pritet të hapet së shpejti.

“Përshëndetje të nderuar, paraprakisht ju bëj me dije se, duke filluar nga data 03.10.2024, deri në përfundimin e përzgjedhjes së kandidaturës për Drejtorin e Policisë Vendore të Elbasanit, sipas nenit nr. 61 pika 2 germa d, ushtrimi i delegimit të kompetencave do t’i kalojë punonjësit të policisë, Komisar Ulian Shpataraku, i cili aktualisht është me detyrë Shef Sektori në Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan”, thuhet në njoftim.

Të fundit