Flash News

E-TJERA

Prodhoheshin dokumente të falsifikuara, policia 'godet' laboratorin në Lezhë: Katër të arrestuar

Prodhoheshin dokumente të falsifikuara, policia 'godet'

Policia ka gjetur një laborator në Lezhë, ku dyshuar se prodhoheshin dokumente të falsifikuara të identifikimit dhe një ambient ku ushtrohej aktiviteti i dyshuar i mashtrimit kompjuterik.

Uniformat blu kanë sekuestruar dokumente dhe fotokopje dokumentesh të huaja dhe shqiptare, të dyshuara të falsifikuara, pajisje kompjuterike, laptopë dhe karta bankash të huaja.

Në pranga kanë katër persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë: Pertef Musabelli, Henri Haxhiraj, Arjan Refugjati dhe Erigesji Moriga. Ndërsa në kërkim janë shpallur: Artur Terziu dhe Ilir Mata.

Policia bën me dije se këta persona, kanë përfituar shuma të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro nga shtetas të huaj të cilët binin pre e mashtrimit të këtij grupi.

Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale si "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave", "Mashtrimi kompjuterik", "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve", "Fshehja e të ardhurave", "Punësimi i paligjshëm" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

Të fundit