Flash News

E-TJERA

Prodhuar për të udhëtuar në tokë, super jahti gaforre që kushton 24 milionë euro

Prodhuar për të udhëtuar në tokë, super jahti gaforre

Një kompani italiane ka zbuluar projektin e një super jahti me gjashtë dhoma gjumi, panele diellore si dhe një hapësirë për të transportuar dhe një automjet. Jahti i quajtur “Pagarus” besohet se kap vlerën e 24 milionë eurove, ka një gjatësi prej 25 metrash dhe me një shpejtësi deri në 45 km/orë.

Ka një kapacitet deri në 8 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Njihet gjithashtu si ‘Crabmaran’, për shkak të ngjashmërisë së saj të dukshme me krustacin. Në qendër të ‘Crabmaran’ ndodhet një platformë ashensori, e cila mund të përdoret për të transportuar pajisje të rënda. 

Kur është koha për të pushtuar terrenin, Pagurus ul cilindrat rrotullues për të gjeneruar më shumë tërheqje. Kjo në mënyrë efektive e shndërron atë në një automjet amfib që është i aftë të lëvizë mbi rërë ose baltë me një shpejtësi deri në 30 km / orë. Lazzarini Design Studio është i njohur për krijimin e dizenjove të frymëzuara nga natyra dhe ky është jahti i tyre i shtatë në evolucionin themelor të jahteve.

Prodhuar për të udhëtuar në tokë, super jahti gaforre

Prodhuar për të udhëtuar në tokë, super jahti gaforre

Prodhuar për të udhëtuar në tokë, super jahti gaforre

Të fundit