Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Profesori amerikan jep alarmin: Kosova në rrezik, mund të hapet front për të shpërqendruar Perëndimin
Drejtori i programit për paqen dhe të drejtat e njeriut në institutin respektiv në Universitetin e Columbias, David Philips shprehet i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht pas fushatës të Vladimir Putin në Ukrainë.
Duke folur në një intervistë për A2 CNN, Philips thotw se deklarata e Putinit para dy ditësh, për përdorim të armëve bërthamore, tregon që lufta mund të bëhet më e gjerë.
“Bota është e ndarë midis demokratëve dhe autokratëve. Vuçiç është në anën e autokratëve. Nëse Putini ndihet i dëshpëruar për shkak të humbjes së luftës, mund të përpiqet ta shpërqendrojë Perëndimin dhe NATO-n, duke hapur një front tjetër e duke përdorur Serbinë dhe Vucicin si një luftë në distancë. Duhet të përgatitemi për këtë”, shton profesori amerikan.
Philips analizon situatën e Kosovës, ku sipas tij ngërçi i njohjes nuk zgjidhet dot vetëm me ndërmjetësimin europian.
“BE-së i mungon legjitimiteti si ndërmjetës, Lajçaku dhe Borelli vijnë nga vende që s’e kanë njohur vetë Kosovën. SHBA-ja duhet të ketë rol më aktiv”, janë fjalët e tij, që shton se Uashingtoni “duhet të njohë që miqtë e tyre në rajon janë shqiptarët. SHBA s’ka miq më të afërt në botë se shqiptarët. Në vend që të mbajë qëndrim të barabartë, duhet ta bëjë të qartë që po ushtron peshën e saj në mbështetje të qëndrimit të Kosovës”, tha profesori amerikan.