Flash News

E-TJERA

Profesori amerikan: Vuçiç po zbaton në Kosovë strategjinë e Vladimir Putin

Profesori amerikan: Vuçiç po zbaton në Kosovë

Profesori amerikan dhe eskperti për çështjet e Ballkanit Perëndimor nga Universiteti “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, ka komentuar tensioned në veri të Kosovës.

Sipas Al Jazeera, Serwer paralajmëroi se çdo relaksim i autoriteteve nga Prishtina do të kishte pasoja katastrofike dhe u bëri thirrje politikanëve amerikanë që të rishqyrtojnë politikën e tyre në Ballkanin Perëndimor.

“Huliganët serbë po bllokojnë rrugët, po sulmojnë gazetarët, po qëllojnë kundër policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe se ata nuk janë banditë të rastit, por ata që paguhen dhe kontrolluar nga Beogradi”, tha Serwer.

Sipas Serwer, situata aktuale duhet të "turpërojë të gjithë diplomatët amerikanë dhe evropianë që mbrojnë bashkimin e komunave me shumicë serbe, dhe se kryetarët në mesin e tyre janë Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, këshilltari i Departamentit të Shtetit Derek Chollet dhe kreu i BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë Josep Borrell”.

Përveç kësaj, Serwer tha se Evropa dhe SHBA-ja duhet t'ia bëjnë të qartë Serbisë se nxitja e trazirave në Kosovë ka pasoja.

“Konkretisht, pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën duhet të shohin se si po ia lehtësojnë Serbisë punët. Njohja e plotë e sovranitetit të Kosovës dhe fillimi i pranimit të saj në BE dhe NATO është diçka që Perëndimi mund ta bëjë sot, pa kërkuar asnjë kontribut nga Beogradi, Moska apo Pekini”, tha eksperti i Ballkanit Perëndimor.

Ai u shpreh se presidenti serb Aleksandër Vuçiç po zbaton strategjinë e Vladimir Putinit në vitin 2014 në Donbas.

“Në një mënyrë apo tjetër, Perëndimi duhet të tregojë se destabilizimi nuk është në interesin e Serbisë dhe se ai nuk duhet të ndodhë më kurrë”, shtoi Serwer i cili mendon se Vuçiç po zbaton në Kosovë strategjinë e presidentit rus Vladimir Putin për vitin 2014 në Donbas.

Të fundit