Flash News

E-TJERA

Profesori i njohur për çështjen e detit me Greqinë: Tashmë “topi” në dorën e presidentit Ilir Meta

Profesori i njohur për çështjen e detit me Greqinë:

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Ksenofon Krisafi deklaron se çështja e detit në kufirin Shqipëri-Greqi tashmë ka mbetur në dorë të presidentit Ilir Meta.

Në një intervistë për abcnews, Krisafi komentoi vendimin e marrë nga Shqipëria dhe Greqia që debati të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe se tashmë do duhet që presidenti të japë miratimin dhe më pas palët të nënshkruajnë një marrëveshje që do t’i dërgohet gjykatës Ndërkombëtare.

Profesori shtoi se palët në përballjen përpara drejtësisë së huaj do diskutojnë vetëm për zonën ekonomike ekskluzive, pasi kufijtë detarë janë të përcaktuar që prej vitit 1913.  Por pas deklaratës së përbashkët mes kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, sipas Krisafit mbetet që presidenti të shprehet mbi qëndrimin që do mbajë në lidhje me këtë çështje.

 

 

Të fundit