Flash News

E-TJERA

Profil/ Margarita Xhepa, aktorja e mbi 180 roleve në kinematografi dhe teatër

Profil/ Margarita Xhepa, aktorja e mbi 180 roleve në kinematografi dhe

Artistja e njohur dhe një ndër ikonat e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Margarita Xhepa, është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare.

Xhepa u lind më 2 prill të vitit 1932, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Aktorja e njohur numëron mbi 180 role.

Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, etj.

Në vitin 1997, aktorja interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras), film që mori Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Veç roleve në teatër, Margarita Xhepa ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron “Vitet e para” dhe “Gjurmët”, me I. Muçajn e K. Mitron “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë” dhe “Apasionata”, me Viktor Gjikën, “Gjeneral gramafoni”, me E. Musliun, “Rrethi i kujtesës” dhe “Vitet e pritjes” (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, “Dora e ngrohtë”, me Dhimitër Anagnostin, “Gurët e shtëpisë sime”, me P. Milkanin, “Pranvera s’erdhi vetëm”, me S. Kumbaron, “Koncert në vitin 1936”, me Gj. Xhuvanian “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”.

Margarita Xhepa është nderuar me titujt “Artiste e Popullit”, “Nderi i Kombit”, dhe Urdhri i Lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Të fundit