Flash News

E-TJERA

"Programet si firmat piramidale", Topalli tregon dy kandidatët që vlerëson nga PD dhe PS

"Programet si firmat piramidale", Topalli tregon dy kandidatët
Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ishte në Elbasan, ku prezantoi kandidatët për deputet për zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo tregoi edhe 2 kandidatet e preferuara në listën e PS dhe PD në Elbasan, që janë Flutura Açka dhe Evis Kushi.

"Ekipi i tyre nuk sjell asgjë të re, me përjashtim të Flutura Açkës dhe ministres së Arsimit Evis Kushi, që janë figura të nderuara", tha Topalli për gazetarët.

Topalli nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta, që sipas saj, nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë. Ajo komentoi edhe programet e partive politike.

"Përsa i takon programit, janë në një konkurrencë si ato të firmave piramidale të vitit '97, që kush çonte më shumë për qindjet, por që asnjëri nuk është në gjendje të shpjegojë se si bëhen reale", tha Topalli.

Të fundit