Flash News

E-TJERA

Programi ekonomik i PD, Teliti: PD ka vënë në plan familjen, individin dhe sipërmarrjen

Programi ekonomik i PD, Teliti: PD ka vënë në plan familjen,

Koordinatori për programin ekonomik në PD, Dorjan Teliti, ka folur për programin ekonomik të PD, që ka në fokus strehimin dhe pagat dinjitoze.

I ftuar në Syri TV, Teliti tha se PD ka një projekt shumë të qartë, ku në plan ka vënë familjen, individin dhe sipërmarrjen. Demokrati shtoi se më 11 maj PS do të marrë goditjen që meriton.

“Ky 8 mars është i veçantë, pasi duhet që të gjithë ne që jemi sot në opozitë, bashkë me njerëzit të cilët nuk e duan këtë keqqeverisje 12 vjeçare. ‘E kanë dhunuar’ gruan, vajzën, individin duke i nxjerr me gaz lotsjellës nga shtëpitë. Të gjithë hajde bëhemi bashkë, për të ngritur lartësinë e saj që na kërkon historia dhe pëër të bërë ndryshimin e madh. PD ka një plan dhe një projekt të qartë. Ne kemi vënë në plan familjen, individin dhe sipërmarrjen. Nuk ka familje pa grua, sepse ne nuk jemi nga ata që thonë prindi 1 dhe prindi 2. Prindi 1 dhe prindi 2 janë ata që janë sot në fuqi dhe duhet ta mbajnë turpin e tyre dhe më datë 11 maj do marrin goditjen që meritojnë”, tha Teliti.

Të fundit