Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Progres-raporti i KE “nxin” Shqipërinë, por inspiron presidentin

Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë i bërë publik dy ditë më parë, jepte një panoramë të zymtë duke filluar nga zgjedhjet e 14 majit tek sfera politike, lufta ndaj korrupsionit, vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve e deri te liria e medias.
Megjithatë për Presidentin Bajram Begaj progres-raporti i KE mbart gjetje pozitive dhe inkurajuese për Shqipërinë. Këtë e ka shkruar në një postim në Facebook, ku Begaj shfaqet bashkë me Luigi Soreca-n teksa në dorë mbajnë progres-raportin “inkurajues” për Begajn.
“Progres-Raporti i Komisionit Evropian 2023 për Shqipërinë e mbështet ecurinë pozitive të reformave, në veçanti reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. I vlerësoj gjetjet e balancuara dhe inkurajuese për Shqipërinë dhe, gjithashtu, prezantimin e Planit të Ri të Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”, shkruan ai.
Në fakt, progres-raporti shprehte qartazi se për vettingun, përpos rasteve kur ligji ka vepruar, nevojitet përmirësimin për të rritur efikasitetin dhe profesionalizmin e gjyqësorit. Por, siç duket Begaj e ka anashkaluar këtë.
Edhe në luftë kundër korrupsionit, KE vlerëson se mbetet një shqetësim serioz në Shqipëri teksa kërkon edhe forcimin e Komisionit të Etikës. Edhe kjo i ka shpëtuar Begajt.
Për të vijuar me luftën kundër krimit të organizuar ku KE thekson se duhet të bëhen më shumë përpjekje në luftën kundër drogave të paligjshme. Një vëmendje e veçantë i kushtohet miratimit të ligjit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore ndërsa nënvizohet rëndësia për të përdorur mekanizmat e duhur. As kjo nuk është marrë në konsideratë nga Begaj, pr të parë nëse është ose jo kaq inspirues progres-raporti për Shqipërinë.
Pjesë nga progres raporti i KE:
Vetting-u
Shqipëria duhet të sigurojë që procedurat penale të nisin sistematikisht kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, procesi i verifikimit të të cilëve zbuloi elementë kriminalë. Sistemi i menaxhimit të çështjeve dhe sistemi i trajnimit gjyqësor kanë nevojë për përmirësim për të rritur më tej efikasitetin dhe profesionalizmin në të gjithë sektorin. Janë ndërmarrë veprime pozitive drejt rritjes së rëndësisë së programit të trajnimit të vazhdueshëm në periudhën raportuese. Është bërë njëfarë progresi në sistemin e menaxhimit të rasteve, veçanërisht me ngritjen e grupit të punës për ndërveprimin dhe miratimin e kornizës së ndërveprueshmërisë që vendos bazën për hapjen e sistemit.
Lufta kundër korrupsionit
Pavarësisht disa përparimeve dhe përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit, ai mbetet një fushë me shqetësim serioz. Organet e SPAK kanë kryer hetime për një sërë çështjesh të nivelit të lartë, duke urdhëruar disa arrestime dhe dënime për një sërë çështjesh të nivelit të lartë. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe masat parandaluese vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar, veçanërisht në sektorët vulnerabël. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të siguruar ndjekjen e duhur gjyqësore në rastet e verifikimit ku ka indikacione për vepra penale. Kapaciteti institucional i Drejtorisë së Përgjithshme Kundër Korrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë duhet të forcohet më tej dhe përbërja e Komisionit të Etikës duhet të rishikohet. Sektorët më të cenueshëm ndaj korrupsionit kërkojnë vlerësime të synuara të rrezikut dhe veprime të përkushtuara.
Lufta kundër krimit të organizuar
Shqipëria ka një nivel përgatitjeje në luftën kundër krimit të organizuar, me një nivel të mirë të vazhdueshëm bashkëpunimi me shtetet anëtare të BE-së dhe agjencitë e BE-së. Duhet të bëhen më shumë përpjekje në luftën kundër drogave të paligjshme, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve të autoriteteve të zbatimit të ligjit. Pas miratimit të një ligji për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, Shqipëria duhet të sigurojë se ekzistojnë mekanizma për të parandaluar në mënyrë efektive devijimin e kanabisit në përdorim të paqëllimshëm. Progresi që është arritur me sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve të lidhura me krimin e organizuar duhet të vazhdojë. Përpjekjet gjithashtu duhet të vazhdojnë për të siguruar një rritje të numrit të ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare, veçanërisht në rastet e nivelit të lartë, dhe për të krijuar zyrën e rikuperimit të pasurisë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38