Flash News

E-TJERA

Progres-raporti i KE, Yuri Kim takon ambasadoren e BE: SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformat

Progres-raporti i KE, Yuri Kim takon ambasadoren e BE: SHBA do të

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ambasadoren e BE-së Christiane Hohmann, lidhur me progres raportin e Komsionit Europian për ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se SHBA do të vijojë të mbështesë reformat e Shqipërisë, përfshirë edhe atë të drejtësisë me qëllim që vendi ynë të anëtarësohet plotësisht në BE. 

Diskutim i mirë sot me ambasadoren Hohmann pas raportit të parë mbi përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE që nga fillimi i negociatave në korrik.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformat dhe masat e tjera të nevojshme për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE, përfshirë reformën në drejtësi”, shkruan Kim, shoqëruar edhe me një foto nga takimi.

 

Të fundit