Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Projekt novativ”: SPAK zbulon lidhjen e ministrit të Mbrojtjes me dyshen Zoto-Mërtiri

Në verë të vitit 2014, ndërmarrja e Ujësjellës- Kanalizimeve në Korçë në pronësi të bashkisë së qytetit prezantoi një “risi teknologjike”. Impianti i Ujërave të Ndotura të qytetit u pajis me panele fotovoltaike, të cilat u premtua se do të mbulonin kostot e energjisë elektrike që shpenzonte impianti.
Impianti fotovoltatik u ndërtua në pak muaj mes viteve 2013-2014 dhe u licesua nga ERE në nëntor 2014, si prodhuesi i parë i energjisë diellore në vend. Ai i kushtoi taksapaguesve të Korçës gati 2 milionë euro bashkë me interesat e kredisë.
Një dekadë më vonë, hetimi i Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj, hedh dritë mbi faktin se “projekt novativ” u propozua nga dyshja e biznesmenëve në arrati, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto dhe u fitua prej tyre pa garë, pasi paguan një udhëtim 3-ditor në Itali për zyrtarët lokalë të Partisë Socialiste.
Pjesë e udhëtimit ishin kryebashkiaku i kohës për Korçën, Niko Peleshi, sot ministër i Mbrojtjes dhe drejtori i Ujësjellësit të Korçës, Petrit Tare. Grupit i është bashkuar në Itali edhe Arben Ahmetaj – asokohe deputet i Partisë Socialiste për zonën e Devollit.
Udhëtimi në Itali u zhvillua në datat 11-14 prill 2013 dhe sipas SPAK, biletat e avionit, qëndrimi në hotel dhe shpenzimet e udhëtimit u paguan nga dyshja Mërtiri- Zoto.
SPAK gjeti në kompjuterin e Zotos edhe disa fotografi, ku në njërën prej tyre, Peleshi, Ahmetaj, Tare dhe shtetasi italian, Francesco Pistritto shfaqen të buzëqeshur përkrah Mërtirit dhe Zotos në godinën e Pantheonit në Romë.
Në dëshminë e tij për SPAK, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se nuk kishte bërë pagesa për biletën e avionit dhe qëndrimin në hotel, pasi kishte qenë i ftuar nga UKKO Korçë dhe prezumonte që “pagesat i ka kryer kjo ndërmarrje”.
Por dëshmia e Peleshit bie në kontradiktë me atë të Tares, i cili pohoi në dëshmi se biletën e tij të avionit e kishte paguar Klodian Zoto dhe për hotelin “nuk kishte paguar gjë”.
Përgjatë biznesit të tyre me zyrtarët socialistë, Mërtiri dhe Zoto kanë paguar me dhjetra herë shpenzime udhëtimi dhe qëndrimi në hotele luksoze – çka në rastin e Ahmetajt është vlerësuar si përfitim i jashtligjshëm në formën e mitmarrjes nga Prokuroria e Posaçme.
Ministri Peleshi dhe administratori i Ujësjellësit të Korçës, Petrit Tare nuk ishin të arritshëm për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.
Plane të shtrenjta
Impianti fotovoltaik nuk ishte projekti i parë i Mërtirit dhe Zotos me Ujësjellësin e Korçës. Në shkurt të vitit 2013, kompania “Integrated Tecnology Services” e regjistruar në emër të Zotos lidhi një marrëveshje tregtare me drejtorin e UKKO, Petrit Tare për instalimin e 22 mijë matësave elektronikë të ujit me një vlerë totale prej 3 milionë e 376 mijë eurosh.
Udhëtimi në Itali për impiantin fotovoltaik ka ndodhur dy muaj pas firmosjes së marrëveshjes së matësve elektrikë dhe ende pa u dorëzuar një ofertë zyrtare nga kompania FMO, e kontrolluar gjithashtu nga Zoto dhe Mërtiri.
Hetimet e SPAK dhe dëshmitë e mbledhura tregojnë se ata udhëtuan në 3 grupe të ndryshme dhe u takuan në Romë, për të vizituar impiantet fotovoltaike të ndërtuara nga shoqëria italiane “Futura”.
Të dhënat nga dëshmitë dhe hetimet e prokurorisë tregojnë se biletat për udhëtimin e funskionarëve publikë në Romë dhe makina me qira që u përdor atje u paguan nga Klodian Zoto, që në këtë kohë ishte administratori, aksioneri dhe punonjësi i vetëm i shoqërisë FMO.
Në dëshmitë e tyre, Peleshi dhe Tare thonë se udhëtuan për të parë nga afër punë të ngjashme për te hequr dyshimet.
“Në atë kohë impiantet fotovoltaike nuk ekzistonin në Shqipëri ndërkohë që sot është bërë e zakonshme ndaj dhe kishte shumë pyetje,”, citohet në dëshmi Peleshi, tani ministër i Mbrojtjes.
Pas vizitës dyshimet u ‘fashitën' dhe biznesi shkoi mirë. Tre muaj pas udhëtimit në Romë, më 9 korrik 2013, kompania FMO i paraqiti UKKO-së një plan investimi me kosto 1.9 milonë euro.
Të nesërmen më 10 korrik, kompania bëri ndryshime në propozim duke zëvendësuar Zoton me Arenc Myrtezanin, i cili ia kishte blerë aksionet më 1 korrik 2013 për 100 mijë lekë. Po të njëjtën ditë, Këshilli Mbikqyrës i Ujësjellës Kanalizime e miratoi projektin dhe një muaj më vonë propozimi kaloi edhe në Këshillin Bashkiak.
Impianti u bë funksional në qershor 2014 dhe në nëntor të po këtij viti, Enti Rregullator i Energjisë i miratoi licencën për prodhim të energjisë.
Por prokuroria gjeti pas hetimeve se kalimi pa pengesa i projektit fshihte një sërë manovrash që duket se u kanë rënduar taksapaguesve. Nga ekspertimi i kompjuterit të Zotos, prokuroria gjeti një sërë shkresash të pafirmosura që më pas miratoheshin nga funksionarët publikë.
Të vetmet pikëpyetje u ngritën nga Ministria e Energjitikës, por nuk duket se u morën në konsideratë.
“Në dokumentacionin që keni dërguar, keni sqaruar që projekti, finacimi dhe zbatimi i projektit do të bëhen sipas ofertës së Kompanisë Italiane FMO. A është marrë në konsideratë ndonjë ofertë alternative, e cila mund të rezultojë më e mirë nga pikëpamja ekonomike?”, citohet një email i zyrtarëve të Ministrisë së Energjitikës së kohës.
Hetimet tregojnë se palët e përfshira jo vetëm që nuk kërkuan oferta më të mira ekonomike, por pranuan ofertën e FMO, që siç rezulton nga hetimi ishte 600 mijë euro më e lartë se kostoja për ndërtimin e impiantit.
Bazuar në dokumentet e gjetura në kompjuterin që iu sekuestrua Klodian Zotos, del se kompania FMO kishte nënshkruar një kontratë për të ndërtuar impiantin me kompaninë italiane “Futura”.
“Sipas kësaj kontrate rezulton se FMO sh.p.k. pasqyrohet sikur është kontraktor i përgjithshëm i një Photovoltaik Poëer Plan e zotëruar nga UKKO, e vendosur në një zonë prej rreth 22 000 m2 e ndodhur në Korçë. Shoqëria Futura, do të marrë përsipër implementimin, ndërtimin, e impiantit fotovoltaik që do të ndërtohet në Korçë, kundrejt vlerës 1,150,000 Euro”, thuhet në dosjen hetimore.
Nga ana tjetër, FMO i kërkoi UKKO-së një çmim prej 1 750 000 euro pa TVSH. Madje, UKKO ishte vetë edhe garante për financimin, pasi për këtë mori një kredi nga Veneto Bank, konsulent për të cilën ishte shtetasi italian Francesco Pistritto.
“Pagesat do të realizohen nga UKKO sh.a. me një interes prej jo më shumë se 3.7% në vit. UKKO do të paguajë shumën neto pa tvsh 1 993 474 euro”, citohet kontrata përfundimtare nga prokuroria.
Hetimet zbuluan se pas gjithë kësaj historie, kompania FMO deklaroi për përdorim të brendshëm fitime të barabarta me diferencën mes ofertës së italianëve të “Futura” dhe çmimit që ata i ngarkuan UKKO-së.
Në dy emaile që iu gjetën Zotos në lidhje me këtë projekt, ai shënon fillimisht arkëtimin e 24.2 milionë lekëve dhe në një dokument të dytë 52.8 milionë lekë.
“Zoto nga posta e tij elektronike [email protected] i ka dërguar vetes së tij (dërguesi dhe marrësi i emailit është i njëjtë) dokumentin e emërtuar “Pershendetje Stela.docx” në formatin ëord dhe dokumentin e emërtuar “Budget 2015.xlsx” në formatin excel, nga ku rezulton se paraqiten ndër të tjera edhe të ardhurat që priten të arkëtohen për vitin 2015 nga situacionet për këtë projekt, që janë në vlerën 24,220,000 lekë. Shpenzime nuk ka, kështu që fitimi i parashikuar është po në vlerën 24,220.000 lekë,” thuhet në dokumentin e prokurorisë.
Dëshmi kontradiktore
Prokuroria thotë në arsyetimin e saj mbi provat e mbledhura se planet për projektin u vunë në lëvizje pas udhëtimit në Itali.
“Përsa më sipër, konkludohet se udhëtimi i kryer në drejtim të shtetit Italian, takimi në këtë të fundit të shtetasve Mirel Mërtiri, Francesco Pistritto, Klodian Zoto, Petrit Tare, Niko Peleshi, në muajin prill 2013, është kryer para se të paraqitej oferta dhe të lidhej kontrata,” thuhet në dosje.
I pyetur në SPAK, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi citohet të ketë thënë se ishte përfshirë në këtë udhëtim nga Tare për shkak të skepticizmit mbi këtë “projekt të ri, novativ, të padëgjuar”. Ai ka shtuar se si kryebashkiak, nuk kishte autoritet mbi ujësjellësin, por e lidhte me këtë projekt interesi “që të mos dështonte, pasi ishte një shërbim publik dhe shumë delikat”.
Peleshi thotë se impiantin e vizitoi vetëm në vitin 2019 dhe se atëherë i ishte prezantuar si sukses. Ai shtoi gjithashtu se nuk kishte dijeni se kush i pagoi faturat e udhëtimit dhe pretendon se udhëtoi i ftuar nga drejtori i UKKO-së, Tare dhe se prezumoi që ky i kishte paguar biletat.
Peleshi ka shtuar gjithashtu në dëshmi se Zoton dhe Mërtirin i kishte njohur përmes Ahmetajt dhe se praninë e tij në Itali për këtë rast e lidh me faktin që ai ishte deputet i Devollit. Peleshi madje e justifikon ish-kolegun në qeveri dhe thotë se ai “Arbeni nuk ka prezantuar ndonjë interes në lidhje me projektin, për të cilin ne kishim shkuar për ta parë në zbatim”.
Ndryshe nga Peleshi, drejtori i UKKO Korçë, Petrit Tare pranoi në SPAK se biletën e tij të avionit e kishte paguar Zoto, ndërsa për Peleshin tha se ‘nuk më kujtohet”. Më tutje Tare thotë se nuk kishte paguar as ushqimin. “Lidhur me pagesën e darkës mund të sqaroj se unë nuk kam paguar gjë”, citohet ai para prokurorit.
Tare ka pranuar gjithashtu se ai ishte në dijeni të projektit përpara se kompania FMO të bënte një propozim zyrtar në UKKO dhe për këtë arsye kishin bërë edhe vizitën në Itali për “t'u siguruar për kapacitetin e shoqërisë”.
Sipas hetimit të Prokurorisë, Ahmetaj ishte mjaft i përfshirë në projektet e dy biznesmenëve dhe shpesh kërkonte raportim prej tyre.
“Më datë 27.09.2012 ora 16.11.10 Mireli i shkruan Arbenit: Sapo u ndava nga drejtori i Korçës. Çdo gjë shkoi mirë. Kur të takohemi flasim. Përshëndetje. Ora 16.13.02: Mirë duken. Kur të takohemi flasim”, citohet nga prokuroria një bisedë që duket se lidhet me projektin për impiantin.
Vetë Ahmetaj mohoi biznesin me Mërtirin dhe Zoton në dëshminë e tij para se të arratisej nga drejtësia. Por fotot e gjetura në kompjuterin e Zotos dhe udhëtimet e ndryshme në të njëjtat ditë, e përgënjeshtrojnë ish-zëvendëskryeministrin në arrati. Vetë Pistritto, në dëshmi pranon të kishte njohje të vjetër me Ahmetaj, por pretendon se takimet ishin rastësore. Prokuroria thotë se të dy gënjenin.
“Në fakt siç lehtësisht mund të konstatohet, të dy deklarimet përveçse në kundërshtim me njëri tjetrin përmbajnë rrethana të pavërteta për shkak se nga fotografitë e sipërcituara dhe provat e tjera të administruara rezulton qartësisht se këta persona kanë qenë në shoqërinë e njëri tjetrit dhe të tretëve, në bisedat e kryera për projektin fotovoltaik të UKKO Korçë”, thuhet në dokumentin e prokurorisë./ BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38