Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Projekti Shqipëri-Mal i Zi/ Rreth 20 milionë euro për të lidhur dy brigjet, rrugë e gjatë deri tek ura në Bunë

Mali i Zi dhe Shqipëria do të shpenzojnë rreth 20 milionë euro për t’i lidhur brigjet e dy qendrave bregdetare – Ulqinit dhe Velipojës – me një urë në Lumin Buna. Plani është që në shtratin e Bunës, jo larg derdhjes së saj në Detin Adriatik, të vendosen shtylla mbajtëse prej betoni për urën 310 metra ta gjatë.
Por, ndërtimi i paralajmëruar po përcillet me shumë të panjohura nga ana malazeze. Ndër to janë: cilësia e terrenit ku do të ndërtohet, mungesa e planit hapësinor dhe ndikimi në llojet e peshqve të rrezikuar. Nga ana shqiptare, lumi është përfshirë në listën Ramsar të ujërave me rëndësi ndërkombëtare.
Plani për përfshirjen e Bunës në këtë listë edhe nga ana malazeze, nuk është realizuar. Sipas aktivistes për mbrojtjen e mjedisit nga Ulqini, Zenepa Lika, plani i dy shteteve tregon një “rend të kundërt hapash për ndërtimin e kësaj ure”.
“Pala shqiptare e ka injoruar përfshirjen e një zone të njohur ndërkombëtarisht. Është jo më pak për të ardhur keq që pala malazeze nuk e ka marrë parasysh ndikimin negativ në vlerat natyrore të kësaj zone vërtet unike”, thotë Lika për Radion Evropa e Lirë. Në vitin 1991, Mali i Zi është shpallur vend ekologjik. Ky përcaktim është përfshirë edhe në Kushtetutën e vendit.
Përafrimi i qyteteve
Marrëveshja për ndërtimin e urës është nënshkruar më 27 shkurt në Podgoricë nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, pas një seance të përbashkët të dy qeverive. Në atë kohë është thënë se ura do ta shkurtojë distancën midis Ulqinit dhe Velipojës nga 70 kilometra, sa është aktualisht, në vetëm disa kilometra.
Të dyja shtetet, po ashtu, do t’i ndajnë kostot e ndërtimit prej rreth 20 milionë eurosh, që do të thotë 11 milionë euro më shumë sesa që është paralajmëruar fillimisht, në qershor të vitit 2022.
“Është pak më shtrenjtë se hera e parë, por nuk është asgjë spektakolare. Nëse ndahet përgjysmë, nuk është vërtet shumë”, ka thënë Abazoviq në një konferencë me Ramën në fund të shkurtit. Kryeministri shqiptar ka thënë se vendi i tij ka paguar për idenë e projektit, ndërsa ndërtimi do të mbulohet bashkërisht.
“Pagat janë më të larta në Mal të Zi, andaj nuk është e mundur që Shqipëria ta paguajë urën, nëse tashmë e ka paguar idenë e projektit”, ka thënë Rama. Sipas paralajmërimeve, ura duhet të përfundojë në gusht të vitit të ardhshëm. “Nuk e di se çka mund të jetë më efektive dhe më e lirë se kaq”, ka thënë Abazoviq.
Tara e shkatërruar si një paralajmërim
Përmes marrëveshjes, të dyja shtetet e kanë marrë përsipër t’i përshpejtojnë dhe lehtësojnë procedurat për miratimin e lejeve të përshtatshme dhe përmbushjen e detyrimeve mjedisore.
Nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Mal të Zi thonë për Radion Evropa e Lirë se, për ndërtimin e urës, është e nevojshme që të përgatitet një raport i vlerësimit të ndikimit në mjedis. Në pyetjen nëse tashmë kanë marrë dokumente të caktuara që kanë të bëjnë me urën, nga Agjencia thonë se “të tillat nuk janë dorëzuar deri më tani”. Përvoja e ndërtimit të urave në autostrada tregon se Mali i Zi nuk ka mekanizma të zhvilluar për monitorimin dhe ndjekjen e ndërtimit të projekteve të tilla.
Edhe pse ekologët malazezë kanë thënë se Lumi Tara është shkatërruar gjatë ndërtimit të një autostrade mbi gjashtë kilometra të gjatë, kompania kineze
“China Road and Bridge Corporation (CRBC)”, që ka qenë kontraktore, ka ofruar të rehabilitojë vetëm gjysmë kilometri. “Edhe nëse kemi bërë monitorimin, faktori njerëzor është hallka jonë e dobët, sepse ne, thjesht, nuk i shohim vlerat natyrore si një burim që duhet ta ruajmë, por i shikojmë vetëm nga prizmi i fitimit”, thotë Lika.
Pikërisht për shkak të mekanizmave të pazhvilluar të monitorimit dhe planifikimit, ndërtimi paraqet shqetësim për Lumin Buna, thotë drejtoresha ekzekutive e organizatës joqeveritare “Green home”, Azra Vukoviq.
“Sidomos për shkak se është një zonë që ka rëndësi të shumëfishtë, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar”, thotë Vukoviq. Lumi Buna është një korridor për migrimin e llojeve të rralla dhe të rrezikuara të peshqve nga deti në Liqenin e Shkodrës. Midis tyre është edhe ngjala evropiane, e cila ka statusin e një specieje shumë të rrezikuar.
Problemet ekologjike të krijuara më parë, të tilla si prania e mbeturinave dhe ujërave të zeza, zënia e habitateve nga ndërtimi i ndërtesave në brigjet e Bunës apo erozioni i tokës, i kanë vënë nën kërcënim speciet shtazore.
Vukoviq thotë për Radion Evropa e Lirë se ndërtimi i urës mund të paraqesë presion shtesë mbi këtë ekosistem të ndjeshëm. “Sidomos nëse gjatë planifikimit dhe realizimit të punimeve nuk merren parasysh të gjitha masat për uljen e ndikimit në mjedis”, thotë ajo.
Ekzaminim i tokës në Adë
Ura do të vendoset mbi bifurkacionin e Lumit Buna në dy degë që formojnë resortin ekskluziv turistik të Adës në Mal të Zi, ku tashmë ka probleme me erozionin e plazhit.
Ky erozion mund të ketë një lloj ndikimi në stabilitetin e urës së ardhshme për shkak të distancës relative, thotë eksperti i kësaj fushe, profesori në pension, Sava Petkoviq. Megjithatë, ai shton se ura e ardhshme do të ndërtohet në dy shtylla në shtratin e lumit, i cili përbëhet nga depozitime të trasha rëre.
“Andaj, stabiliteti i urës mund të kërcënohet nga erozioni lokal rreth shtyllave të urës”, thotë Petkoviq për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, këtë duhet ta tregojnë analizat e erozionit rreth shtyllave të urës. “Nuk kemi marrë informacione se është bërë ndonjë hulumtim”, thotë Ksenija Vukmanoviq, udhëheqëse e ekipit për zhvillimin e Planit Hapësinor Urban në Ulqin.
“E kam kërkuar dokumentacionin nga Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, por deri më tani nuk kam marrë asgjë”, thotë ajo. Plazhet ranore të Ulqinit dhe Velipojës janë së bashku më shumë se 30 kilometra të gjata. Duke folur për to, kryeministri i Malit të Zi ka thënë se ndërtimi i urës mund të jetë një arsye për investime të mëdha nga ana e Ulqinit.
“Pse dikush të mos mendojë se pas 10 apo 15 vjetësh, në atë zonë do të ketë një ‘Antali’”, ka thënë Abazoviq.
Entuziazmin e tij nuk e ndajnë disa peshkatarë ulqinakë. “Ata nuk janë të kënaqur me idenë e ndërtimit të një ure, sepse mendojnë se kjo do të ndikojë në stokun e peshkut”, thotë Lika.
Sipas saj, ulqinakët nuk e kuptojnë mjaftueshëm se si do të ndikojë ndërtimi i urës në natyrë, sepse janë të etur për investime infrastrukturore, që, siç thotë, kanë munguar në këtë qytet në 30 vjetët e fundit./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38