Flash News

E-TJERA

Projektohet shkëmbimi, Dybala te Barcelona dhe Griezmann te Juventusi

Projektohet shkëmbimi, Dybala te Barcelona dhe Griezmann te Juventusi

Data shënon 20 Korrik dhe merkatoja verore është në kulmin e saj. Drejtuesit e ekipeve po punojnë për të plotësuar skuadrat me elementët e duhur dhe për të larguar ata që nuk i kanë në plan.

I tillë është dhe rasti i Barcelonës me Antoine Griezmann, i cili nuk ka arritur të përshtatet si duhet në “Camp Nou”. Për më tepër, me afrimet e Memphis Depay dhe Sergio Agueros, 30-vjeçari ka zbritur në hierarkitë e ekipit dhe nuk ka më vend në formacionin titullar.

Sipas “L’Equipe”, pasi nuk arritën të realizonin rikthimin e francezit tek Atletiko e Madridit, në këmbim të Saul Niguez, “blaugranat” do t’ia propozojnë shkëmbimin Juventusit. Dybala është mes preferencave të drejtuesve të klubit, por edhe një lojtar të cilin Lionel Messi do të dëshironte ta kishte përkrah, ndërsa sakrifikimi i Griezmann do të ndihmonte spanjollët të rregullonin bilancin financiar, për të kursyer te pagat e larta.

Pasi publikoi lajmin e bujshëm, e përditshmja franceze theksonte se për momentin shkëmbimi Griezmann-Dybala është thjesht një hipotezë. Në zyrat e Juventusit ende nuk ka mbërritur një propozim konkret për yllin argjentinas, i cili vlerësohet si një element shumë i rëndësishëm në projektin e Allegrit dhe prej kohësh kanë nisur diskutimet për rinovimin e kontratës.

 

Të fundit