Flash News

E-TJERA

Prokurorët fitojnë gjyqin në Strasburg, kreu i KLP: Qeveria të gjejë formën e rigjykimit

Prokurorët fitojnë gjyqin në Strasburg, kreu i KLP: Qeveria

Kreu i KLP-së Alfred Balla foli për gjyqin që fituan në Strasburg dy prokurorët, Besnik Cani dhe Antoneta Sevdari.

Në një intervistë për Euronews Albania, Balla tha se qeveria duhet të gjejë një formë për rigjykim, teksa bëri me dije se nuk është marrë asnjë vendim deri tani.

Balla tha se KLP nuk ka interferuar në procesin e vettingut.

“Deri më tani dy nga prokurorët që kanë fituar një të drejtë në Gjykatën e Strasburgut janë Zoti Cani dhe zonja Sevdari që janë ish-anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Cani ka kërkuar një rishikim të vendimit tonë. Nuk kemi interferuar me procesin e vettingut që i takon për të rigjykuar një organi kushtetues. Është detyra e qeverisë që të gjejë formën se si do të ndodhë ky rigjykim. Nuk kemi marrë një vendim, dhe çdo interpretim që i bëhet projektit tonë është i tepërt dhe është i parakohshëm sepse askush nuk mund të ushtrojë ndikim mbi vendimmarrjen e Këshillit”, tha Balla.

Të fundit