Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 9 qershor me parashtrimet e prokurorit të Vlorës, Hyrjet Lamaj kundër vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e tij nga detyra. Gjatë procesit të vetingut në shkallën e parë, prokurori Lamaj arriti të përmbysi barrat e provës që i’u kaluan për tre prona, por një apartament që iu dhurua në vitin 2015 prej vëllait u konsiderua se kishte qenë prej fillimit pasuri e subjektit të rivlerësimit, konkluzion ku u bazua shkarkimi i tij më 26 maj të vitit 2023. Ndërkohë, KPK nuk gjeti probleme domethënëse në kriterin e figurës dhe profesionalizmit.
Prokurori Hyrjet Lamaj u mbrojt në Kolegj nga avokatët Theodhori Sollaku dhe Romina Zano. Kolegji vendosi kalimin për gjykim në seancë publike të ankimit të kryer nga Lamaj kundër vendimmarrjes së Komisionit. Sipas kryesueses së trupit gjykues, çështja që do të trajtohet ka të bëjë me apartamentin që subjektit i ka dhuruar i vëllai.
Lamaj ka deklaruar ndër të tjera një apartament me sipërfaqe 94 m2 në Vlorë, pasuri për të cilën ka shpjeguar se ka qenë e prindërve të tij, që ishte blerë nga vëllezërit e motra dhe e regjistruar në emër vetëm të vëllait M. L.. Subjekti e ka përfituar këtë pasuri me anë të dhurimit në korrik të vitit 2015, nga i vëllai M.L. dhe bashkëshortja e këtij të fundit. Po ashtu, është sqaruar se dhurimi kryhej për shkak të kontributit që subjekti dhe bashkëshortja e tij kishin dhënë dhe jepnin ndaj prindërve të tyre.
Megjithëse i vëllai ka rezultuar me të ardhura të konsiderueshme, është konstatuar se në atë periudhë ai ka investuar dhe pasuri të tjera, nga për rrjedhojë Komisioni vlerësuar se nuk ka pasur mundësi për krijimin e apartamentit të dhuruar.
Përfundimin për shkarkim, KPK e bazoi dhe në faktin se apartamenti nuk i’u ishte dhuruar prindërve megjithëse pretendohej se ishte blerë në funksion të tyre; si dhe për arsye se ata jetonin në fshat.
Parashtrimet e Lamajt u paraqitën nga avokati Theodhori Sollaku, i cili tha se indiciet mbi të cilat Komisioni ka mbështetur konkluzionin e tij në lidhje me origjinën e apartamentit të dhuruar, nuk janë të sakta e bien ndesh me prova të tjera të administruara gjatë hetimit administrativ. Ai deklaroi se indiciet e përdorura nga KPK nuk përbëjnë bazë të mjaftueshme për të mbështetur përfundimin se apartamenti me sipërfaqe 94 m2 në Vlorë, është krijuar që në fillim nga prokurori Lamaj.
Sollaku argumentoi se rrethanat që lidhen me jetesën e prindërve të subjektit, si dhe gjendja e tyre shëndetësore e familjare, dëshmojnë të kundërtën e asaj që është pretenduar në vendimin e Komisionit. Ai konstatoi se dokumentet bashkëngjitur ankimit vërtetojnë se nëna e subjektit i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër në Itali në mars të vitit 2012 dhe se mjekët i kanë rekomanduar kontrolle të vazhdueshme nga mjeku kardiolog.
Në vijim Sollaku solli në vëmendje se vëllai i subjektit që i ka dhuruar apartamentin, është djali më i vogël i familjes dhe kishte marrë përsipër për tu kujdesur për prindërit e moshuar. Pas ndërhyrjes kirurgjikale të nënës ai ka vlerësuar të siguronte një ambient banimi që të mundësonte aksesin e nevojshëm për shërbimet mjekësore. Për këtë arsye, së bashku me prindërit, vëllezërit dhe motrën kanë rënë dakord të blinin apartamentin. Sipas mbrojtjes, për blerjen e apartamentit koontribuan të gjithë fëmijët veç prokurorit Lamaj, i cili kishte marrë përsipër përkujdesjen e përhershme të prindërve dhe mbulimin e shpenzimeve të tyre shëndetësore.
Sollaku deklaroi se pasi apartamenti u bë i banueshëm, prindërit e Lamajt u vendosën për të jetuar në qytetin e Vlorës. Ai nënvizoi se aktet e administruara në KPK tregojnë se gjatë kësaj periudhe, banesa në fshat ku kishin jetuar më parë prindërit dhe një prej vëllezërve, nuk ka pasur asnjë faturim apo konsum të energjisë elektrike, duke e cilësuar si një tregues që vërteton faktin se prindërit janë shpërngulur realisht në apartamentin e blerë për ata në vitin 2012.
Ai vijoi se vëllai tjetër, ishte rikthyer pas disa muajve në fshat, duke lënë me prindërit fëmijët që të vijonin shkollën, të cilët e kanë përdorur apartamentin në fjalë dhe gjatë studimeve universitare, deri në 2022-in.
Sollaku u shpreh se në vendimin e KPK nuk janë të qartë elementët konkretë prej nga janë ngritur dyshime se apartamenti është poseduar nga subjekti që në vitin 2012. Ai argumentoi se vëllai i vogël i subjektit, i cili punonte si infermier në Itali, ishte në një ekonomi të përbashkët me prindërit dhe sipas traditës, shtëpia do të blihej prej tij. Po, ashtu, kishte investuar dhe në blerjen e pasurive të tjera në Vlorë, pasi kishte pasur plan të rikthehej në Shqipëri. Sipas Sollakut, pasi fëmijët e vëllait të vogël të subjektit ishin integruar në shkollat italiane, ai kishte ndryshuar qëndrim dhe kujdesi i prindërve është kryer nga prokurori Lamaj.
Sipas mbrojtjes së Lamajt, Komisioni nuk ka paraqitur asnjë analizë mbi besueshmërinë e shpjegimeve të subjektit dhe familjarëve të tij.
“Në mënyrë të pajustifikuar, Komisioni ka konstatuar një dyshim pa i dhënë mbështetje në prova konkrete apo në analizë të drejtë faktike dhe ligjore”, tha Sollaku ndër të tjera dhe e cilësoi indicien lidhur me momentin e blerjes së apartamentit krejtësisht të pamjaftueshme për përfundimin e KPK lidhur me dyshimet e ngritura se apartamenti është zotëruar gjithmonë prej subjektit.
Lidhur me mosregjistrimin e kësaj pasurie në emër të prindërve, Sollaku shpjegoi se ata gjithmonë kanë dashur që banesa të regjistrohej në emër të fëmijës me të cilin do pleqëronin dhe që do të kujdesej për ata, që ishte djali i vogël, i cili punonte në Itali.
Por, sipas Sollakut, pasi vëllai i vogël vendosi ta vijonte jetën në Itali, për arsye të kujdesit të vazhdueshëm të prindërve nga subjekti, vendosi së bashku me bashkëshorten që të dhurojnë apartamentin. Sipas mbrojtësve, dhurimi gëzonte dakordësinë e të gjithë anëtarëve të familjes. Ndërsa bashkimi i këtij apartamenti me atë që zotëronte subjekti, u tha se është bërë në funksion dhe të prindërve, duke i përfshirë ata në një strukturë familjare të integruar.
Lamaj kundërshtoi edhe pamundësinë financiare të konstatuar nga Komisioni për vëllanë e tij në blerjen e kësaj pasurie.
Duke e cilësuar të paqartë analizën e KPK dhe duke iu referuar jurisprudencës së Kolegjit, subjekti kërkoi që përllogaritja të fokusohet në mundësinë e krijimit të pasurisë së dhuruar dhe jo mbi gjithë aktivitetin financiar të vëllait. Sipas tij, rezulton se vëllai ka pasur mundësi për blerjen e këtij apartamenti.
Indiciet e konstatuara të KPK u cilësuan prej Sollakut si të fragmentuara, të interpretuara në mënyrë të njëanshme dhe të pambështetura në prova të mjaftueshme.
Ai theksoi se subjekti, prej momentit të martesës kishte hequr dorë nga pjesa e tij takuese në ekonominë bujqësore të familjes në favor të prindërve, nga për rrjedhojë nuk ka marrë pjesë në kontributin financiar për blerjen e pasurisë. Megjithatë, Lamaj pretendon se ka mbajtur përgjegjësinë kryesore për përkujdesjen jetësore e shëndetësore të prindërve, duke e konsideruar të justifikuar dhurimin e apartamentit.
Sollaku nënvizoi se dhe vetë subjekti ka pasur mundësi financiare që në vitin 2012 ta blinte këtë pasuri nëse do të kishte pasur një qëllim të tillë dhe nuk kishte asnjë arsye përse duhej ta fshihte në emër të vëllait. Sipas avokatit, vetë KPK ka konkluduar në analizën financiare se prokurori Lamaj kishte pasur kursime cash dhe të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar një investim të tillë.
Për rrjedhojë, u pretendua se gjetjet që KPK ka marrë në analizë, janë të pamjaftueshme dhe të paafta për të mbështetur konkluzionin për shkarkimin e subjektit nga detyra.
Tjetër rrethanë e paraqitur nga subjekti si rrethanë që konfirmon mungesën e logjikës për të dyshuar për pronësinë reale të këtij apartamenti, është dhe fakti se shoqëria ndërtuese zotërohej nga vëllai i bashkëshortes, që në atë periudhë kishte pasur të ardhura të larta dhe aktivitet ndërtimor të konsoliduar. Nisur nga kjo e dhënë, u deklarua se nuk ekzistonte asnjë arsye objektive apo ekonomike për të supozuar se subjekti ka pasur nevojë për të fshehur apartamentin në emër të vëllait emigrant ne Itali. Sipas Sollakut, nëse do kishte pasur një qëllim të tillë, do kishte qenë më e thjeshtë dhe më e natyrshme që dhurimi të ishte kryer nga vetë ndërtuesi, kunati i subjektit.
Mbrojtja e Lamajt cilësoi të pabazuar dhe pretendimin se pasuria ishte poseduar prej tij që nga fillimi, duke sjellë në vëmendje se ishte porositur e disponuar nga e kunata e cila kishte revokuar kontratën e porosisë në vitin 2012 dhe më pas ishte blerë nga i vëllai.
Prokurori Lamaj u pyet nga relatorja e çështjes, gjyqtarja Natasha Mulaj, për disa rrethana të blerjes së pasurisë dhe veprimeve financiare të vëllait, e cila u shpreh ndër të tjera se arsyetimi i KPK ishte i turbullt dhe se kjo rrethanë kishte qenë një nga shkaqet përse çështja ishte kaluar në seancë publike për shqyrtim.
Sollaku pretendoi se rezulton qartë se apartamenti i dhuruar është blerë me burime të ligjshme, të verifikueshme dhe të dokumentuara, si dhe se nuk ka asnjë indicie objektive apo provë konkrete që të mbështesë përfundimin e KPK për fshehje pasurie.
Në përfundim, prokurori Hyrjet Lamaj kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe konfirmimin e tij në detyrë. KPA njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 11 qershor, në orën 10:00. Reporter.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38