Flash News

E-TJERA

Prokurori i Antimafias italiane: Mafia shqiptare është pasuruar nga korrupsioni i lartë, është më e rrezikshmja

Prokurori i Antimafias italiane: Mafia shqiptare është pasuruar nga

Mafia shqiptare po pasurohet shumë për shkak të korrupsionit të lartë në vend. Kështu ka deklaruar prokurori i Antimafias italiane, Nicola Gratteri.

"Mafia shqiptare nuk është më ajo e grabitjeve në vila, por është një mafia shumë e strukturuar që është bërë e pasur shumë në vendin e saj falë një korrupsioni të niveli të lartë", ka thënë Gratteri në një intervistë për youtuber-in e njohur dhe kantautorin Italian Fedez.

Gratteri ka treguar tre mafiet më të rrezikshme në Evropë, ku mes tyre renditet edhe Shqipëria.

"Mafia kalabreze ndrangheta ka një xhiro biznesi baraz me 50 miliardë euro në vit, është e pranishme në Australia, në SHBA, në Kanada, në Gjermani e cila është vendi europian me praninë më të madhe të ndranghetistave në territorin e saj, pasi ka një lesgjislacion të faorshmëm e jo një kontrast të vbërttë kudnër riciklimit të parave të psita. Në Gjermani mund të hysh në një autosalon me një valixhe me para të blesh cash një automjet e askush nuk të pyet se ku i more këto para", është shprehur Gratteri.

Prokurori i Antimafia ka deklaruar se ‘Ndragheta’ mafia kalabreze ka monopolin e kokainës në Amerikën Jugore ku 1 kg drogë kushton deri në 1.000 euro.

"Mafia kalabreze Ndrangheta ka monopolin e kokainës në Amerikën jugore, kanë mbërritur të parët në kotraktimin e blerjes e transportit të saj në Europë dhe është e vetmja mafie që mund të blej kokainë nga pyjet amazonike me një cmim 1000 euro kilogrami, kur të gjitha mafiet e tjera e blejnë me 1800 euro. Nga 1 kg kokainë fitimi është katërfish e nuk ka fitim më të madh se sa ky biznes, kur një gramë kokainë shitt 50 euro.

Ndrangheta mbetet një nga mafiet më të besushme në bashkëpunimin me kartelet amerikano jugore, për egërsinë e tyre, për numrin e pakët të të penduarve, për garancinë e besueshmërisë që japin në aktivitetit kriminal. Ndrangheta është tashmë në brezin e tretë të brokerave që punojnë e jetojnë në Amerikën Jugire e kontraktojnë kokainë prej gati tre gjeneratash. Për të hyrë në biznesin e kokainës familje të Cosa Nostra i kërkojnë leje Ndragheta kalabreze e cila ka monopolin e këtij trafiku në botë," është shprehur Gratteri.

Të fundit