Flash News

E-TJERA

Prokurori i Barit ngre alarmin: Mafia shqiptare më e rrezikshme se ‘Ndragheta’, vendi në emergjencë

Prokurori i Barit ngre alarmin: Mafia shqiptare më e rrezikshme se

“Ka një emergjencë kombëtare sepse është krimi i organizuar shumë i ngjashëm me 'Ndrangheta' që është shumë e rrezikshme sepse nga njëra anë ka dhunën e mafies rurale dhe nga ana tjetër ka "inteligjencën" e mafies së biznesit", shkruajnë mediat italiane.

Kështu deklaroi Roberto Rossi, kryeprokurori i Barit, i intervistuar në Italia Uno, duke folur për mafian Foggia.

Prokurori, duke iu përgjigjur një pyetjeje eksplicite për ekzistencën e marrëdhënieve mes mafias së Foggia-s dhe 'Ndrangheta-s, tha: "Ne kemi disa prova. Për drogën ata punojnë me shqiptarë dhe nëpërmjet tyre kanë marrëdhënie me Kolumbinë për kokainë. Marrëdhënia e fortë është me shqiptarët”.

Mafia e katërt tashmë është e globalizuar në kuptimin që tashmë ka marrëdhënie shumë të forta me krimin e organizuar shqiptar.

Aq sa kemi një bosht me prokurorin shqiptar antimafia, le të quajeni kështu, ne këtu kemi një bashkëpunim parësor të jashtëzakonshëm që ka dhënë edhe rezultate të rëndësishme hetimore, por ajo që është e rëndësishme është se fatkeqësisht, duke qenë një mafie që ka filluar të investojë shumë, është e qartë se ka marrëdhënie ekonomike që shkojnë atje ku ka flukse parash më interesante, që nga Italia Veriore, Ballkani, Kolumbia”, shtoi prokurori.

Të fundit