Flash News

E-TJERA

Prokurori i Përgjithshëm pro hartës së re gjyqësore, shkresa dërguar ministrit të Drejtësisë

Prokurori i Përgjithshëm pro hartës së re gjyqësore,

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka shprehur dakordësi për hartën e re gjyqësore. Vendimi i Çelës vjen në një kohë kur avokatët kanë bojkotuar proceset gjyqësore.

Në një shkresë dërguar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, Çela shprehet se harta e re është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin lidhur me riorganizimin e prokurorive.

“Në këtë vështrim sipas kushtetutës dhe ligjit përfshihet sistemi i prokurorisë me ndikim në riorganizimin e prokurorive pranë gjykatës së Shkallës së Parë dhe prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit me juridiksion të përgjithshëm sipas kompetencave të gjykatave, riorganizim të cilin e vlerësojmë si nevojë emergjente për përmirësimin e funksionalitetit, eficent në sistemin e prokurorive”, thuhet në shkresë.

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykata administrative dhe 1 gjykatë Apeli është propozimi përfundimtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është Ministria e Financave e cila do të bëjë përllogaritjen e shpenzimeve dhe më vonë harta do t’i kalojë qeverisë për miratim.

Prokurori i Përgjithshëm pro hartës së re gjyqësore,

Të fundit