Flash News

E-TJERA

Prokurori italian: Mafia shqiptare, një nga 3 më të fuqishmet në Evropë, si u favorizuan mafiozët

Prokurori italian: Mafia shqiptare, një nga 3 më të fuqishmet

Sot janë tre mafia: Ndragheta, mafia shqiptare dhe mafia Maghrebi. Kështu ka deklaruar prokurori italian Niocola Gratteri.

Në një fjalim të mbajtur, Gratteri ka folur rreth taktikave që ndjekin grupet mafioze kryesisht në Evropë dhe qarkullimit të “parave të pista” që pastrohen pikërisht nga grupet kriminale.

Gratteri i referohet edhe mafias shqiptare, teksa liston rajonet më mafioze në Evropë. Sipas Gratterit, kreun e mban rajoni i Lombardisë në Itali, për t’u ndjekur më pas nga Gjermania. Ndërsa në Holandë, veprojnë eksponentë të Ndragheta-s, mafies afrikano-veriore dhe asaj shqiptare.

"Unë jam për një Evropë të qytetarëve. Një Evropë Federale, por kjo Evropë ka favorizuar vetëm mafiozët. Sot rajoni më mafioz i Italisë është Lombardia dhe shteti i dytë më mafioz në Evropë është Gjermania. Kjo sepse mafiozët shkojnë atje ku janë paratë. Evropa është e gatshme të diskutojë vetëm ekonominë dhe jo pastrimin e parave, shoqatat kriminale dhe pastrimin e parave. Mangësitë që kanë nisur të ndjehen sot. Në Holandë ka pasur tre vrasje të lidhura me krimin e organizuar dhe konfirmohet prania e Ndrangheta-s, mafias afrikano-veriore dhe mafias shqiptare”, tha Gratteri.

Periudha gjatë dhe pas shpërthimit të pandemisë Covid-19, sipas Gratterit, ka favorizuar mafiet të cilat kanë gjithnjë e më shumë të interesuara të blejnë biznese të reja.

Në mesin e tre mafieve më të fuqishme në Evropë, prokurori italian rendit edhe mafien shqiptare.

“Një shembull është se në Holandë fillimisht u vra një gazetar dhe më pas një bashkëpunëtor i drejtësisë. Sot janë 3 mafia, Ndrangheta, mafia shqiptare dhe mafia.(Maghrebi) Për këtë arsye prokurorët janë shumë të shqetësuar, dëshmi për këtë është një takim i ministrave holandezë, në të cilin jam ftuar të marr pjesë, ku do të zhvillohet javën e ardhshme në Romë. Me atë rast do të tregoj përvojën time, duke u përpjekur të propozoj zgjidhje”, shtoi Gratteri.

Të fundit