Flash News

E-TJERA

"Duan të kopjojnë ligjin e antimafias", prokurori italian 'zbërthen' planin e Ndragheta-s dhe shqiptarëve

"Duan të kopjojnë ligjin e antimafias", prokurori italian

Prokurori i Catanzaro-s, Nicola Gratteri i është rikthyer bandave shqiptare të drogës në Itali dhe marrëdhënieve të ngushta me Ndragheta-n.

Gratteri tha për revistën “La Stampa” se ministrat e drejtësisë janë fokusuar pikërisht te mafia shqiptare dhe Ndragheta. Sipas Gratter-it, Ndragheta dhe mafia shqiptare janë duke investuar për të kopjuar legjislacionin italian të antimafias. Prokurori italian tha se të dyja bandat kanë akorduar 100 milionë euro për të ndërtuar burgje të reja.

“Ndrangheta është ende lider, të gjitha raportet e publikuara në botë nga OKB, Interpol dhe Eurojust e thonë – vazhdoi Gratteri – në Holandë, për shembull, nuk na dëgjuan. Së fundmi ministrat e drejtësisë dhe sigurimit erdhën në Itali për të përfaqësuar se ishin tmerruar nga një sërë vrasjesh në lidhje me trafikun e drogës të ndodhura në periudhën e fundit. Atje ata e gjejnë veten me tre mafia tani të strukturuar”, tha Gratteri.

Gratteri ka thënë se protagonistët e rinj, sidomos shqiptarët, kanë një sipërmarrje të përbashkët me Ndragheta-n që ka nisur të shfaqet në Kolumbi.

“Ka edhe protagonistë të rinj, në veçanti mafia shqiptare, por jo nga pikëpamja e konkurrencës, në mos ndonjë sipërmarrje të përbashkët midis dy organizatave që kemi filluar të shohim në Kolumbi”, shtoi Gratteri.

Të fundit