Flash News

E-TJERA

Prokurori italian ngre alarmin: 'Ndrangheta' ia beson k*kainën shqiptarëve, vetë ka kaluar në nivel tjetër

Prokurori italian ngre alarmin: 'Ndrangheta' ia beson k*kainën

Prokurori i njohur, Nicola Gratteri ka hedhur dritë mbi përfshirjen e klaneve shqiptare në rrjetet e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Në një intervistë të fundit për televizionin italian La7, ai kujton se bashkë me profesor Nicasio-n, kishin paralajmëruar këtë zhvillim që para 7-8 vitesh, kur perceptimi publik për mafien shqiptare kufizohej ndryshe. 

Sot, sipas Gratterit, shqiptarët kanë kaluar në një nivel tjetër: ata janë kthyer në transportuesit kryesorë të tonelatave me kokainë drejt Europës, duke marrë nënkontrata nga vetë Ndrangheta, ndërsa kjo e fundit sipas tij fokusohet tanimë në pastrimin e parave.

Kjo analizë e prokurorit përputhet edhe me zbulimet e gazetarit investigativ italian Nello Trocchia, autor i librit “Të pamposhturit”, i cili ka dokumentuar me hollësi rolin në rritje të mafies shqiptare në skenën kriminale ndërkombëtare.

Pjësë nga intervista: 

A keni patur raste ti takoni klanet shqiptare gjatë hetimeve tuaja?

Nicola Gratteri: Po, kjo është tendenca dhe do ta thoja me modesti, unë dhe profesori Nicasio e kemi shkruar 7-8 vite më parë në një nga librin tanë, kur njerëzit ende mendonin në imagjinatën e tyre , madje edhe hetuesit dhe prokurorët mendonin se mafia shqiptare ishte mafia e sulmeve në vila. 

Në realitet, ne tashmë e kishim parë mes rreshtave, e kishim parë në rrjedhat e punëve të bëra në Amerikën e Jugut që Shqipëria ishte tashmë aty, shqiptarët ishin aty dhe tashmë kishin kontakte sepse një trafikant i njohur i Ndrangheta-s  që frekuneton një, dy, pesë shqiptarë në lokalet e Kartagjenës apo Midelin-it me siguri nuk flasin për futbollin, motin, por për trafikun e kokainës. 

Dhe sot ka të drejtë Inaggi, në 3-4 vitet e fundit mund të themi se transporti është marrë përsipër nga shqiptarët.

Ndrangheta po ja jeo me nënkontratë transportin e tonelatave me kokainë drejt Europës, kurse Ndangheta po kalon në një nivel tjetër, atë të pastrimit të parave, kurse pjesën materiale dhe atë më të rrezikshme po ia lë shqiptareve. 

 

Të fundit