All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Prokuroria belge kërkon 20 vite burg për shqiptarin ‘Cinco’, figurë kyçe e mafias së kokainës

All - Paragraf - 1

Prokuroria belge kërkon 20 vite burg për shqiptarin

Prokuroria belge ka kërkuar dënim maksimal prej 20 vitesh burg për shqiptarin Ermir Ndreaj, i njohur me nofkën “Cinco”, i konsideruar si një nga figurat kryesore të mafias ballkanike të kokainës.

All - Paragraf - 3

Shqiptari po gjykohet në Antverp së bashku me boshnjakun e famshëm të trafikut ndërkombëtar të drogës, Sani Al Murdaa, i quajtur “Shade”, për të cilin organi i akuzës ka kërkuar 15 vite burg.

Sipas dosjes hetimore, organizata kriminale që ata drejtonin kontrabandonte tonelata kokaine nga Amerika Latine drejt Europës. Për të fshehur gjurmët, grupi përdorte kompani “fasadë” dhe laboratorë kimikë të ngritur në Belgjikë, ku droga “pastrohej” me metoda të sofistikuara, ndërsa mbetjet e rrezikshme hidhnin përmes ndërmarrjeve të ndërtimit që bashkëpunonin me ta.

Al Murdaa, i cilësuar si një nga trafikantët më të mëdhenj në Belgjikë me lidhje që shtriheshin nga Kolumbia deri në Australi, njihet me nofkën “Shade” për aftësinë e tij për të operuar në errësirë dhe për t’iu shmangur policisë.

Ndërkohë, shqiptari Ermir “Cinco” Ndreaj, i arrestuar në korrik në Tiranë dhe i ekstraduar drejt Belgjikës, akuzohet se kishte rol kyç në logjistikën e trafikut: ai dyshohet se organizonte transportet e drogës dhe pastrimin e parave përmes bizneseve në Shqipëri dhe Belgjikë.

Të fundit