Flash News

E-TJERA

Morën ryshfet në spitalin "Shefqet Ndoqi", Prokuroria çon për gjykim Tire Alldervishin dhe disa infermiere

Morën ryshfet në spitalin "Shefqet Ndoqi", Prokuroria

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim sanitaren Tire Alldervishi dhe punonjëset e tjera të spitalit covid 2, që u përfshinë në skandalin e ryshfetit.

Për gjykim janë dërguar infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gjylbra Halilaj dhe sanitarja tjetër Rukie Hoxhaj.

Alldervishi u denoncua nga vajza e një prej pacienteve të shtruara te “Shefqet Ndoqi”. Sanitarja ishte shtirur si infermiere dhe kishte marrë 8 milionë lekë për t’i shërbyer pacientes, por nuk u kujdes për të.

Ndërsa punonjëset e tjera u zbuluan nga bisedat që kishin zhvilluar në telefon me Tire Alldervishi.

Të fundit