Flash News

E-TJERA

Prokuroria e Beogradit jep leje për tërheqjen e trupit të pajetë të Fation Hajrizit në Kosovë

Prokuroria e Beogradit jep leje për tërheqjen e trupit të

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë njofton se Prokuroria e Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të Fation Hajrizit, që u vra në Serbi.

Tashmë kanë nisur procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të Hajrizit nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.

Avokati Arianit Koci, i cili është angazhuar për kthimin e trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, ka bërë të ditur se ka parë trupin dhe e ka konfirmuar identitetin e tij.

“Po e konfirmoj, e pash trupin e pajetë. Tani mbetet që edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë këtë,” ka deklaruar Koci.

Të fundit